Saturday, April 21, 2012

E BRISHTE ...


Poezia...


nga Anila Kati më 2010-08-10 në orën 12:13.PD ·
Poezi...e brishte...force qe rrjedh...
burim uji...fantazi - flake...
alkimi qe djeg...derdh lot...magji...
Poezi...qe fluturon ne ajer...
e shndruar ne lule...bryme...re...
Pafundesi ne nje pike vese...
pluhur yjesh...arome endrrash...
Poezi...heshtje perzier me ere toke
arome e athet...bar i njome zemre...
Poezi...qe dhemb...
kembezbathur neper gure...
kafshate e hidhur...pjate dashurie...
Poezi...fryme qe shuhet e rizgjohet...
belbezim jete ne vesh te vdekjes...
Poezi...pranvere...shprese...
udhetim resh...pa pasaporte...
Poezi...lume energjie...
buron nga venat thesar ujeshmerie
Poezi e humbur...ne token e thelle...
aty ishe por nuk beje zhurme...
Poezi krahebardhe...flutur fantazie...
vese...ngjyre freskie...
Fluturo me gazin e lire te nje femije...
mbi barin e njome te kesaj toke antike...

                   @A.K.

No comments:

Post a Comment